Mustafa për Muratin: Si mund të qëndrojë ministër dikush kur partia voton kundër tij

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi Kuvendi shmangu dërgimin e ligjit për buxhetin në Gjykatën Kushtetuese.

Ai i është drejtuar ministrit të Financave, Hekuran Muratit, se nuk mund ta shkelë Kushtetutën.

Mustafa ka shtuar se vetëm pasi u paralajmërua për Kushtetuese, VV-ja e detyroi ministrin të tërhiqej. Ndërkohë ka pyetur se si mund të rrijë ministër dikush që partia voton kundër tij.

“Donte që tatimet komunale të mbledhura p.sh. në Dardani e Ulpianë të Prishtinës t’i shpenzonte Hekuran Murati sipas qejfit të tij, në cilëndo komunë që ia do qejfi atij. Nuk ia lejon këtë Kushtetuta, pra Minsitri donte të shkelte Kushtetutën. Kur e paralajmëruam se do e dërgonim në Gjykatën Kushtetuese, partia e tij e detyruan Ministrin e tyre të tërhiqet nga kjo marrëzi dhe votuan kundër tij! Si mund të qëndrojë ministër dikush që dëshiron të shkelë Kushtetutën? Kur partia e tij voton kundër tij?” ka shkruar Mustafa