Mustafa pas deklaratës së Departamentit të Shetit: Kurti të kërkojë falje, iku si pasojë e pazotësisë

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar para pak çastesh pas deklaratës së Departamentit amerikan të Shtetit se nuk ka asnjë marrëveshje sekrete për ndarjen e Kosovës e as shkëmbime territoriale, duke demantuar kështu kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.

Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM