Mustafa në ditëlindjen e Rugovës: Ishte prijës që kishte besim të pakufi në SHBA

Isa Mustafa në ditëlindjen e presidentit historik, Ibrahim Rugova, e ka kujtuar atë si udhëheqës unik të Kosovës me vizion të hapur.

Ai tha se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme!”, ka shkruar ai.