Mustafa: Mos u befasoni nëse ndodh një koalicion mes PDK’së dhe VV’së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Rrustem Mustafa – Remi, i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, ka paralajmëruar që të mos befasohemi nëse pas zgjedhjeve Vetëvendosja e Albin Kurtit do të bëjë përpjekje për të qenë me PDK’në në koalicion.

Ai fillimisht tha se kandidati për kryeministër nga radhët e VV’së, Albin Kurti, nuk ka ekip për të ardhur në qeveri.

“Kurti nuk ka ekip për ardhur në qeveri”, ka thënë Mustafa.

Ai tha se nuk duhet të befasohemi nëse VV’ja dhe PDK’ja përfundojnë në një koalicion pas zgjedhjeve.

“Mos u befasoni nëse pas zgjedhjeve përpjekjet e tyre kanë me qenë për të qenë me ne në koalicion”, theksoi Mustafa.

loading…