Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklaratave të presidentit të vendit, Hashim Thaçit, ku tha se idenë për korrigjim të kufijve e ka marrë nga ish-presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova. Mustafa ka shkruar se këto janë tendenca qëllimkeqe që të relativizohet qëndrimi i partisë së tij për dialogun e Kosovës me Serbinë.
Mustafa ka shkruar në Facebook se LDK-ja vlerëson se marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cenuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar në Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit të vitit 2008.
“LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut”, ka theksuar Mustafa në statusin e tij në Facebook.
Të kujtojmë se është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ai i cili e ka mbështetë idenë e shkëmbimit të territorit me Serbinë,
Postimi i plotë:
Miq të nderuar,
Ka tendenca qëllimkëqia që të relativizohet qëndrimi i LDK-së për dialogun sa i përket kufijve. Po shkëpus një pjesë të tekstit nga dokumenti, që pasqyron qendrimin e LDK-së:
LDK-ja vlerëson se Marrëveshja Përfundimtare me Serbinë duhet të arrihet pa e cënuar në asnjë formë shtetësinë e Kosovës, të përcaktuar me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; pra kufijtë, integriteti territorial dhe karakteri unitar i shtetit nuk mund të jenë temë e dialogut.
(Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 23 tetor 2018, dokumenti “ORIENTIMET BAZË TË LDK-së PËR DIALOGUN NDËRMJET REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE REPUBLIKËS SË SERBISË”, i publikuar ne faqen zyrtare të LDK-së).
Çdo deklarim tjetër nuk përfaqëson qëndrim të LDK-së







