Mustafa: Me partnerët e koalicionit nuk e kemi diskutuar pozitën e presidentit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, thotë se si parti ata nuk kanë asnjë obligim ndaj askujt, e as ndaj presidentit të Kosovës. Thotë se me partnerët në koalicionin qeverisës nuk kanë diskutuar për këtë pozitë.

“Me partnerët e koalicionit nuk e kemi diskutuar pozitën e presideneit. Arsyeja pse nuk e kemi diskutuar është se asnjë prej këtyre subjekteve nuk e ka pasur fuqinë e votave në mënyrë që dikujt t’i garantoj nesër që mund ta bëjë presidentin’, tha Mustafa.

“Nuk e kemi marrë asnjë obligim ne si Lidhje Demokratike e Kosovës për presidentin dhe ka mbet ajo çështje që të zgjidhet në momentin kur vjen koha e shpalljes së zgjedhjeve”, theksoi ai.

“Ne s’kemi asnjë obligim as ndaj presidentit e as ndaj asnjë subjekti politik. Jemi marrë vesh vetëm për ndarjen e përgjegjësive qeverisëse sepse në këtë rast as për Kuvendin”, tha ai. ‘Ne jemi të vetëdijshëm se ne do të ballafaqohemi me atë çështje në shkurt të vitit të ardhshëm. Është një çështje për të cilën ne do të hapim debatin me të gjitha subjektet politike në Kuvend, edhe me VV’në edhe me PDK’në që të sigurohet shumica në Kuvend. Do të bëjmë përpjekje që ta zgjidhim në mënyrë që të evitojmë shkuarjen në zgjedhje”, tha Mustafa.