Mustafa mban mbledhje të Kryesisë, diskuton situatën pas aktakuzave të Speciales

Partia që po udhëheq me Qeverinë është duke mbajtur mbledhje të Kryesisë. Aty, po marrin pjesë shumica e anëtarëve ndërsa pritet të flasin edhe për mundësinë e zgjerimit të koalicionit dhe situatës pas ngritjes së aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit dhe si për gjendjen që ka dalë jashtë kontrollit me COVID-19.

Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë, nuk ka shkuar sot në mbledhjen e Kryesisë së LDK’së. Por, kjo s’e ka penguar Isa Mustafën të mbledh Kryesinë e Partisë dhe të flas për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Takimin e ka konfirmuar njëri prej Nënkryetarëve të LDK’së, i cili ka thënë se do të dalin edhe me një qëndrim pas takimit.

Mustafa një ditë më parë tha se gjendja është e keqe dhe kërkoi gjithpërfshirje në zgjidhjen e problemeve të Kosovës.

“Në ditët në vijim do të bisedojmë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij”, ka shkruar Mustafa një ditë më parë.