Pas mbledhjes së Kryesisë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një konferencë për media, ka folur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryetari Mustafa ka theksuar se në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, është biseduar me theks të veçantë mundësia për të shkuar në zgjedhje.

Ndër të tjerash, Mustafa ka thënë se LDK-ja ka qëndrim kundër dialogut që po zhvillohet me Serbinë ku Kosovës i referohen si ‘Prishtinë’, përcjellë Ballkani.info.

“LDK-ja përkrah dialogun shtet me shtet, jo si Prishtinë dhe Beograd por si Kosovë dhe Serbi. Nga dialogu duhet të rezultojë njohja e Kosovës si shtet, kjo marrëveshje të njihet nga Komisioni Evropian dhe Kosova të njihet edhe nga pesë vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe me këtë marrëveshje të përfundojë Rezoluta 1244” ka thënë Mustafa./Ballkani.info/