Mustafa: Kurti nuk ka asgjë të përbashkët me Rugovën

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka asgjë të përbashkët me ish-presidentin, Ibrahim Rugova.

Sipas tij, të gjithë politikanët e krahut tjetër, përkundër dëshirës së tyre, kanë përfunduar në rrugën shtetformuese të shtruar nga Rugova.

“Kjo nuk i bën ata rugovist, kjo e tregon qartazi edhe një herë Rugovën vizionar dhe ata të tjerët thjeshtë përcjellës të vegjël që bëjnë shumë zhurmë e përfundojnë natyrshëm në rrugën e vetme të vërtetë. Atë që ka trasuar Rugova”, shkroi ai në Facebook.