Mustafa: Kosova s’fitoi asgjë nga ujdia në Ohër

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka komentuar dakordimin mes Kosovës e Serbisë të dielën në Ohër në kuadër të procesit të dialogut.

Mustafa tha se përmes kësaj ujdie Kosova nuk ka përfituar asgjë, përveç shtyrjes së procesit të dialogut edhe për 7-8 vjet tjera.

Përmes këtij dokumenti sipas ish-kryeministrit është evituar rreziku i madh për destabilizim të veriut, duke dhënë mesazh të qartë për paqe.

“Ujdia ka një porosi të qartë të paqes se assesi nuk është zgjidhje e statusit të Kosovës me njohje reciproke ashtu siç kemi qenë duke shkuar përpara në dialog me Serbinë. Dokumenti krijon një shpresë që mund të kemi një shpresë dhe paqe në rajon që është i domosdoshëm, por dokumenti fare s’na ka çu përpara. Me këtë marrëveshje është evituar rreziku për destabilizim të veriut, por Kosova s’ka përfituar asgjë sa i përket nevojave të saj për dialog, por ai është shtyrë edhe për 7-8 vjet tjera”, tha ish-kryeministri Mustafa për Kanal 10.