Mustafa: Kosova gjatë dimrit mund të përballet me reduktime deri në 8 me 2

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka folur për reduktimet e energjisë elektrike që Kosova mund të përballet me to gjatë dimrit.

Mustafa tha në sezonin e dimrit, konsumi është pothuajse tre herë më shumë se në verë, atëherë në dimër do të mund të ketë reduktime 6 me 2 apo 8 me 2.

Ai madje përmendi dy opsione që Qeveria mund t’i ketë, për importim me energji elektrike, apo do të ketë reduktime me rrymë.

“Parashikimet e ekspertëve janë që në muajt dhjetor janar shkurt, cmimet e energjisë elektrike mund të shkojnë deri në 1500 euro në megavat.

Sot KEK’u i shet Kescos energji elektrike 31 euro megavatin. Pra, KESCO që na furnizon neve me energji elektrike, e blen nga KEK me 31 euro. Por, pjesën që e importon, momentalisht cmimi sillet nga 300 deri 500 euro, por nëse shkon tani deri në 1500 euro, e po flasim sot që nga KEK e blejmë 31 euro. Pra po flasim për shumëfishin e cmimit që e paguajmë sot.

Atëherë nëse kjo materializohet, qeveria do të ketë dy opsione, t’i importojë energjinë me këtë cmim astronomik, që financiarisht është e pamundur për cilëndo qeveri, e në anën tjetër, janë reduktimet e energjisë elekttrike”, tha ai në T7.