LDK vazhdon të insistojë se askush nuk mund ta përfaqësojë Kosovën në dialog pa mandatin e Kuvendit dhe kërkon që kjo çështje të mandatohet në Kuvend.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një konferencë për media tha se është absurde të ulesh në dialog me Serbinë, derisa kjo e fundit punon kundër njohjeve nga shtete që tashmë kanë njohur Kosovën.
Mustafa ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar nga vendet e BE-së që të lejohet lëvizja e lirë e qytetarëve kosovarë në Evropë.
I pari i LDK-së ka kërkuar më tepër punë në zbatimin e MSA, duke përmendur ngecjet në zbatimin e agjendave evropiane dhe ndërmarrjet e veprimeve të qeverisë, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me MSA-në.
Mustafa tha se qeveria po vihet mbi Kuvendin, duke përmendur rastin e shkarkimit të bordit të agjencive të pavarura, gjë që nuk ka qenë në kompetencë të ekzekutivit, ndërsa theksoi edhe rastin e pronave të AKP-së, nga qeveria njëanshëm i janë dhënë në menaxhim komunave me shumicë serbe.Ai ka folur edhe për iniciativën e Listës Serbe për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.I pari i LDK-së ka folur edhe rreth takimit të presidentit Hashim Thaçi me homologun e tij rus Vladimir Putin.
Mustafa ka folur edhe rreth mocionit të mos besimit në kohën kur ai ishte në krye të qeverisë dhe marrëveshjen me partnerin e atëhershëm – PDK-në, duke thënë se nuk ishte LDK-ja ajo që ia mundësoi Thaçit të bëhet president, por këtë ia kanë mundësuar votat që ka marrë ai dhe PDK-ja në zgjedhjet e lira dhe demokratike.







