Investitorët

Mustafa: Investitorët e diasporës po ikin nga Kosova në Shqipëri

Në emisionin EURO n’7 të fundit per këtë vit është analizuar situata e përgjithëshme ekonomike në vend duke krahasuar të dhëna të prodhuara nga Agjensioni i Statistikave të Kosovës.

Të ftuarit në studio prof.Medain Hashani i cili është edhe dekan i Fakultetit Ekonomik në AAB dhe prof.dr.Bashkim Mustafa profesor i shkencave aplikative në UP kanë konstatuar se viti 2023 është vit i humbur në ekonomi.

Profesori Bashkim Mustafa duke analizuar situatën ekonomike në vend ka thënë se trendet eknonomike në vend kanë qenë të pritshme ngase nuk është punuar që të kemi rezultate më të mira.

Në ekonomi sipas profesor Mustafës punohet sot për të pasur rezultat nesër, pra nuk është punuar as vitin e kaluar as këtë vit që të kemi rritje më të madhe ekonomike.