Mustafa i merr Hazirin e Veliun në takim me Kosnettin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në selinë qendrore të kësaj partie në Prishtinë, ku për pak pritet që të arrijë edhe ambasadori amerikan Philip Kosnett. Kësaj here në takim, i pari i LDK-së, ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin, nga vendi i ngjarjes.

Zyra për komunikim në LDK ka njfotuar sot se kreu i kësaj partie, Isa Mustafa do të takohet me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett.

“Sot (e hënë), më datë 5 gusht 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Bëhet e ditur se mediat janë të lejuara të marrin vetëm pamje, ndërkaq pas takimit do të publikohet komunikatë përmes së cilës LDK-ja do të bëjë të ditur se çka është biseduar në këtë takim.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK-së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Në takim i pari i LDK-së ka marrë edhe Agim Veliun e Lutfi Hazirin.

Ndërkaq, Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

loading…