Mustafa flet për arrestimet në Ministrinë e Bujqësisë: Që një vit kemi punuar që të zbulohen

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa, ka folur për arrestimet e fundit që ndodhën në këtë ministri lidhur me keqpërdorimin e subvencioneve.

Mustafa tha se ka bashkëpunuar me drejtësinë për të zbuluar keqpërdorimet dhe rastet korruptive.

“Në fakt tash një vit kam punuar me ekipin tim që të zbulohen këto raste. Do të ishte e paimagjinueshme që në çfarëdo forme t’i fsheh këto me arsyetimin se po bëhemi horë. Mbaj përgjegjësi për punën që kam bërë dhe për suksesin që kam arritur. Puna jonë ka rezultuar me vënien në pah problemet që kanë ekzistuar që 10 vite”.

Ai shtoi se ka pasur ankesa nga bujqit për mosdhënien e subvencioneve.

“Shihet se në një hallkë të këtij zinxhiri, diku duket të ketë pasur probleme. Prandaj edhe është involvuar hetuesia”.