Mustafa: Ekzistenca e Kosovës do të ishte e pamundur pa SHBA-në

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar ditën e pavarësisë së SHBA-së duke thënë se Kosova është një aleat pa rezerva i shtetit amerikan.

Mustafa ka thënë se pa SHBA-në, ekzistenca e Kosovës do të ishte e pamundur.

“Pa mbështetjen e SHBA-së, çlirimi dhe vetë ekzistenca e Kosovës si shtet do ishin thuajse të pamundura, andaj i jemi përjetësisht mirënjohës. Zoti i Bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”

Ai po ashtu ka shkruar se 4 korriku është moment kthese për historinë botërore.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës e uroj Qeverinë dhe popullin e SHBA-ve, për Ditën e Pavarësisë – 4 Korrikun. Kjo ditë është moment kthese për historinë botërore dhe shënon arritjen e suksesshme të të gjithë atyre që i besuan idealit për liri, demokraci dhe paqe”.

“Për idealet e njëjta populli i Kosovës u mishërua dhe kjo lidhje e përbashkët mes SHBA-ve dhe Kosovës e ka shndërruar Kosovën në aleatin e parezervë që SHBA-të e kanë sot dhe do ta kenë gjithmonë edhe në të ardhmen. Shfrytëzoj rastin ta shpreh mirënjohjen e thellë për mbështetjen e paparë të SHBA-ve që e ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe sot për zhvillimin e saj.