Kryetari aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka krijuar shumë mjegulli në parti dhe opinion nëse do të rikandidojë edhe për një mandat në pozitën që mban. Por, përmes një statusi të publikuar në profilin e tij në Facebook, ai ka qartësuar më shumë se ka ambicie edhe për një mandat. Ta paktën nuk e ka përjashtuar vetën nga lista e kandidatëve.
“Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit”, ka shkruar mustafa.
Postimi i plotë i tij:
Zgjedhjet e brendshme në LDK synojnë forcimin e mëtejmë të kësaj Lidhjeje, që gëzon besimin më të madh në Kosovë.
Po informohem çdo ditë se kemi një proces të suksesshmë dhe demokratik dhe një interesim të gjerë për anëtarësime të reja në LDK. Fokusimi ynë është në zgjerimin e LDK-së, në zgjedhje të sukseshme në nëndegë dhe në degë. Kandidimet për kryetarë të degëve dhe për Kyetar të LDK-së, sipas Statutit, do të bëhen në Kuvendet e degëve, përkatësisht atë qendror të LDK-së. Tani LDK-ja nuk ka kandidatë për kryetarë e as kryetarë në largim. Zgjedhjet i fillon dhe i kryen LDK-ja duke e respektuar vullnetin e shumicës. Ky vullnet do të dihet pasi të përmbyllet procesi në degë. Prandaj kandidatët i shpall LDK-ja duke respektuar vullnetin e çdonjërit.
Do tu isha mirënjohës gjithë atyre që e respektojnë këtë proces. IM
Ndryshe, deri më tani kandidati që është shprehur hapur për të parin e LDK-së është Lutfi Haziri.







