Mustafa e Osmani takojnë Doris Pack, diskutojnë për prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka takuar kryetaren e grupit të grave të EPP-së (EPP Women), Doris Pack.

Sipas njoftimit për media Pack uroi kryetarin Mustafa për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet e 6 tetorit duke uruar suksese të mëtutjeshme.

Kryetari Mustafa e njoftoi Pack për vazhdimin e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së për përafrimin e programeve të të dy partive drejt një programi të përbashkët qeverisës.

“LDK-ja, në Qeverinë e ardhshme, do të prioritizojë funksionalizimin e shtetit ligjor, arsimit, shëndetësisë, integrimeve evropiane si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kryetari Mustafa, duke falënderuar Pack për përkrahjen e EPP-së, CDU-së dhe Gjermanisë ndaj Kosovës në të gjitha sferat, potencoi domosdoshmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi drejt proceseve integruese në institucionet euroatlantike.

loading…