Mustafa e Haradinaj kryejnë takimin s’flasin për media

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka zhvilluar një takim urgjent me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj, me të cilin janë edhe partner bashkëqeverisës.

Takimi është mbajtur në Hotelin Sirius në qendër të Prishtinës, dhe nga aty tashmë është larguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

Deri tani nuk dihet për arsyen e takimit dhe asnjëra nga partitë nuk është deklaruar pasi ai ka përfunduar.

Reporteri.net ka arritur të marrë pamje nga momenti kur vetura e Haradinajt është larguar nën shoqërimin e Policisë.

Duhet theksuar se Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj janë nënshkruesit e koalicionit që solli qeverinë e re që udhëhiqet nga Avdullah Hoti.