Musmurati përzgjedhë ekspertët e komisionit: Do të kemi drejtorë meritor nëpër shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës nga radhët e PDK-së, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se Jehona Gjurgjeala, themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA” dhe Egzon Gashi, themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Teach For Kosova, do të jenë dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.

Të dy eskpertët sot kanë marrë miratimin e Asamblesë Komunale të Prishtinës, përmes një procedure të rregullt votimi.

Drejtoresha e Arsimit Besianë Musmurati, ka thënë se Jehona dhe Egzoni janë ndër profesionistët më të mirë të fushës dhe jam shumë e bindur që do të bëjnë një punë të shkëlqyer së bashku me të gjithë anëtarët tjerë të komisionit.

“Njihuni me Jehonën dhe Egzonin, dy ekspertët e pavarur të arsimit që nga sot zyrtarisht do të jenë pjesë e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të çerdheve dhe shkollave të Prishtinës.”, ka shkruar Musmurati.

Jehona Gjurgjeala është themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e “Organizatës Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA”.

“Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në London School of Economics and Political Science. Jehona po ashtu ka përfunduar programin profesional ne Politika te Edukimit, nga Georgetoën University. Ajo ka përvojë mbi dhjetë vjeçare në pozita menaxheriale në ndërmarrje ndërkombëtare – me zyra në Oksford, Londër dhe Kopenhage.”, ka thënë Musmurati.

Ndërsa Egzon Gashi është është themelues dhe Drejtor Ekzekutiv i “Teach For Kosova”, një organizatë joqeveritare e cila synon të përmirësojë cilësinë e sistemit arsimor në Kosovë.

“Egzoni ka studiuar marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Oxfordit, ka Master në Edukim në Johns Hopkins University, ku edhe aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Lidership dhe Sipërmarrje në Arsim.”, ka shkruar Drejtoresha Musmurati.