Ish-drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka akuzuar kryetarin, Përparim Rama për ndërhyrjen në pronat publike në Badoc dhe në lagjen Kalabria.
Musmurati përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Përparim Rama pronën publike e ka shndërruar në një zyrë projektuese.
“Në Badoc, Përparim Rama u mundua që ta tjetërsojë pronën publike për të akomodu kërkesat e disa kompanive të ndërtimit të afërta me të. Në planin e propozuar për lagjen Kalabria, prapë mbi 15 hektarë të pronës publike po vihen në shërbim të disa kompanive të ndërtimit. Në të dyja rastet, në Badoc dje dhe në Kalabri sot, Përparim Rama po tregon që është shëndrruar në një zyre projektuese që nuk e sheh pronën publike si hapësirë për qytetarët, por veç si tokë për ndërtim”, ka shkruar ajo, raporton Ballkani.info.
Musmurati ka thënë se PDK-ja në Prishtinë ka qenë gjithmonë e qartë sa i përket Badocit – prona publike nuk mund të tjetërsohet me asnjë kusht. Faktikisht, ra Badoci dhe u ndamë.
“Rrjedhimisht, PDK-ja nuk ka votë për ketë plan të Kalabrisë, përmes së cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve. Ne nuk e kemi anuluar planin e kaluar, që sot të miratojmë një tjetër plan që ka synim akomodimin e interesave të disa kompanive të ndërtimit. Kjo më së miri shpërfaqet aty ku sot është Stacioni i Autobusëve, ku mbi 15 hektarë tokë publike po parashihet të ipen për kompani të ndërtimit”, ka shkruar tutje ajo./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







