Musliu-Shoshi: Qeveria Kurti linçon opozitën dhe kërkon mbështetje për të dalë nga gropat që i hap vetë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se Qeveria Kurti linçon opozitën dhe kërkon mbështetje për të dalë nga gropat që i hap vetë.

Ajo shkruan se qeveria akuzon opozitën për dështimet e veta.

Postimi i saj i plotë:

Kjo qeveri  linçon opozitën,  akuzon për secilin dështim të vetin, dhe në fund e kërkon mbështetjen për të dalë nga gropat të cilat i hap vetë.