Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përkujtuar masakrën e Qirezit dhe Likoshanit.
Ajo ka vlerësuar se beteja në mes UÇK-së dhe forcave serbe, e cila është zhvilluar para se forcat serbe të kryenin këto masakra, ishte shenjë se lufta çlirimtare në Kosovë po fillon.
“Beteja e 28 shkurtit 1998, në mes njësive të UÇK-së dhe policisë serbe ndaj civilëve të pafajshëm, ishte shenjë se lufta në Kosovë po fillonte dhe se çmimi i lirisë do të ishte i lartë. Sot u bënë 26 vite nga këto masakra në dy fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirez. Familja Rexhepi, Sejdiu, Ahmeti, Nebihu, Xheli, Rama e Behrami qendrojnë të forta e krenare për bijtë dhe bijat e tyre që u bënë themel Lirie! I përjetshëm do të jetë kujtimi dhe nderimi për të rënët. Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.







