Musliu-Shoshi kërkon marrjen e një vendimi nga Kurti, pas tërmetit në Turqi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi kërkon nga kryeministri Albin Kurti që të hiqen të gjithë barrierat e udhëtimit për qytetarët e prekur nga tërmeti në Turqi.

Siç thotë ajo ka shumë familje në Kosovë që ofrojnë strehim të përkohshëm të familjeve të prekura por që për momentin është e pamundur.

“Kryeminister do të ishte ndihmë e madhe për qytetarë e prekur nga termeti në Turqi nëse të gjitha barrierat për udhëtim hiqen për një periudhë kohore. Ka shumë familje në Kosovë që ofrojnë strehim të përkohshëm të familjeve të prekura por që për momentin është e pamundur. Duhet vendim nga ju!”, shkruan ajo.