Musliu-Shoshi falenderon deputetin ukrainas për thirrjen e njohjes së Republikës së Kosovës

Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko deklaroi sot se serbët e kanë kërcënuar në rrjetet sociale, pasi dorëzoi rezulotën në Parlamentin e Ukrainës, ku kërkohet që vendi të njohë pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka falënderuar deputetin ukrainas për mbështetjen dhe thirrjen për njohjen e Republikës së Kosovës.