Musliu: Shkarkimi i Fadil Kodrës është përndjekje politike e rajonale

Edhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas shkarkimit të Fadil Kodrës nga Xhelal Sveçla.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka shkruar  se Qeveria Kurti është duke vepruar me të njëjtin mentalitet si atë të viteve të 90-ta.

“Përndjekjet politike e rajonale me mentalitet të viteve të ‘90-ta, s’kane të ndalu. Xhelal Sveçla, e paska shkarku sot Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka quajtur Qeverinë Kurti regjim të cilit i pengon veprimtaria kombëtare.

“Si duket veprimtaria kombëtare e z.Kodra e bënë të pa përshtatshëm për këtë Regjim”, shtoi ajo.