Musliu: Serbia është e përkëdhelur nga Evropa, Kosova nuk dëgjohet

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka folur për situatën e fundit në veri të vendit.

Musliu në një intervistë për Top Channel ka thënë se në veri të Kosovës operojnë banda terroriste të cilat janë nën udhëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Që nga viti 1999 veriu i Kosovës Paraqet një problem dhe një plagë për Republikën e Kosovës për tu konsoliduar si shtet funksional, pikërisht pengesë e së cilës është këto që po i quani ju banda kriminale me maska, por unë do i quaj edhe banda të organizuara terroriste të cilat veprojnë në veriun e Kosovës e që janë nën komandën apo nën udhëheqjen e Presidentit Vuçiq të drejtpërdrejtë nëpërmjet bashkëpunëtorëve të tij. Pikërisht e kam fjalën në Listën Serbe e cila është e formuar si kali i Trojës për të bërë diversionin në Republikën e Kosovës në Parlament dhe jetën politike dhe udhë[heqësit e saj, por edhe nga grupet kriminale të cilët punojnë për Vuçiqit drejtpërsëdrejti”, tha Musliu.

“Gjendjen mund të përshkruajmë si shumë të ndjeshme, e për momentin pa incidente. Ka reagime të shumta edhe nga evropianët të cilët e gjykojnë, por fatkeqësisht kjo mbetet vetëm deklarim në ajër, pa mbështetje politike apo pa hapa të tjerë politik e që duhet të jetë sanksion”, tha ai më tej.

Ai tha më tej se këto masa duhet të përcillen vazhdimisht, pasi që nga viti 1999 e deri më sot Serbia vazhdimisht krijon probleme në veriun e Kosovës.

Sipas Musliut, dërgimi i ushtrisë serbe në Kosovës është e pamundur që moti.

“Evropa historikisht është e shurdhët për Serbinë, çfarëdo që të bëjë Serbia është e përkëdhelur. Serbia mundë të ledhatohet, çka do që të bëjë me çmimi që të largohet nga ndikimi rus”, tha Musliu.