Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët sot gjatë seancës parlamentare kanë abstenuar për rezolutën për Policinë e Kosovës.
Musliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky veprim tregon pafytyrësinë e kësaj qeverie, raporton Ballkani.info.
Ajo ka akuzuar ekzekutivin se po i poshtëron Policinë e Kosovës dhe po i trajton si të pavlerë.
“Qeveri ma t’paftyrë ma rrencae e ma mashtruese se kjo qeveria e Albin Kurtit, Kosova kurr s’ka pas e fort jam e sigurt qe kurr s’ka me pas. Shkojne perjargen e qaraveshen e qesin lot krokodili per Policine e Kosoves e kishe po i falenderojme, e nuk votojne me ja plotesu kushtet e kerkesat e policise. Mos u befasoni kur te mbrrijne deri ne Prishtine Terroristet e Brogradit se ua keni ule moralin e vullnetin Policise se Kosoves duke i poshtruar e duke i trajtuar si kategori te pavlere“, ka shkruar Musliu./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







