Musliu për ministrat: S’ka kush që i bjen në Kuvend, ankth është për ta përballja me deputetët

Kuvendi i Kosovës është duke zhvilluar vazhdimin e seancës plenare.

Por përgjatë kësaj kohe, Qeveria e Kosovës ka zhvilluar poashtu mbledhjen e radhës.

Por është deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila pak minuta pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka publikuar një fotografi ku shihet se asnjë prej ministrave nuk gjenden në sallën e Kuvendit.
Muslu tha se kjo Qeveri është e Facebook-ut.

“Kush qe i bjen në Kuvend nuk ka! Ankth eshte per ta perballja me deputetet”, shkroi Musliu.