Musliu për çmimin e vajit: Ky është krim që po ndodh me lejen e Qeverisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas ngritjes enorme që ka pësuar çmimi i vajit dhe produkteve tjera bazë në vend.

Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë sekjo që po ndodh është krim dhe nuk ka të bëjë më as me krizën dhe as me mungesën/

“Ky është krim! Krimi po ndodhë me lejen e Qeverisë. Nga mungesa e vullnetit, vizionit dhe guximit me dalë me u ballafaqu me situatën në teren. A ka inspektor ky vënd qe ndal abuzimin me xhepin e varfër të qytetarëve.”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, çmimi i vajit ka pësuar rritje brenda natës, duke shkuar në 3,49 euro për një litër sot.

Përpos vajit rritje të çmimeve ka edhe në produktet dhe shërbimet tjera në tregun e Kosovës si bukë, miell, derivate të naftës, bileta autobusi dhe taksi.

Çmimet janë në trend të rritjes gjithandej, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar pushtimi rus i Ukrainës.

Postimi i plotë i Musliut: