Deputetja e PDK-së

Musliu: Nuk ka ndodhur kurrë në histori të Kuvendit të ketë më pak transparencë

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka folur për Raportin e Progresit të vitit 2023 për Kosovën, për pjesën e Kuvendit të Kosovës.

Ajo, në seancën e sotme të Kuvendit, ka theksuar se asnjëherë si kjo legjislaturë nuk ka pasur më shumë mostransparencë në parlament.

“Deputetët nëse nisen në një udhëtim nuk e kanë të garantuar nëse mund të kthehen veturat e kuvendit të paservisuara, nëse e shihni këtë tepihun këtu në sallë mund ta shihni se nuk është renovuar që nga Behgjet Pacolli, nuk ka ndodhur në histori që të mos e di qytetari për deputetin që ia ka dhënë votën se për çfarë qëndron se për çfarë voton kjo ndodh vetëm në këtë legjislaturë, nuk mund të kërkojmë transparencë nga qeveria derisa ne nuk jemi transparent ndaj qytetarëve”.

“Nuk ka ndodhur kurrë në histori të Kuvendit të ketë më pak transparencë nga Kuvendi se sa në këtë legjislaturë, derisa sot e kam akuzuar vetëm kryetarin e Kuvendit, sepse nga sot mund të them se të gjithë e kemi fajin ne, jemi shndërruar në deputet-dele. Ndalim i fjalës së lirë, ndalim i vullnetit të lirë, mostransparenca e votës mundëson kriminalizimin në këtë Kuvend”.

“Qartë mungesën e të seriozitetit të këtij pushtetit me institucionin më të lartë në vend, ky përshkrim tregon shumë qartë se ky pushtet i instaluar po tallet me ne dhe të ardhmen tonë”, ka thënë Musliu.