Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, derisa po i bënte pyetje ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, për shembjen e rrugës Prishtinë – Mitrovicë ia lëshoi disa fjalë Ekzekutivit.
“Po e bëj një pyetje shtesë , ishalla nuk më shtini me naj grup kriminal se po lypi pak hollësi”, tha Musliu kur u pyet nga Konjufca nëse dëshiron të bëj pyetje shtesë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Musliu u përplas me ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin, i cili e akuzoi atë për përfshirje në grup kriminal, për çka, Musliu ia ktheu duke e gjuajtur me ujë.







