Musliu ndihmoi kthimin e kosovarëve nga Arabia Saudite

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka bërë të ditur se dhjetëra studentë kosovar, të cilët kishin mbetur në Arabinë Saudite për shkak të pandemisë, janë nis për vendin tonë.

Kjo është bërë e ditur nga deputetja përmes një statusi në Facebook.

“Para me shume se një muaj kam shkruar dhe kam kerkuar ndihme për qindra studente e qytetare te Kosovës qe per shkak te Pandemisë presin te riatdhesohen nga Shteti i Arabisë Saudite .

No photo description available.
Me ne fund disa nga shtetasit e Kosovës te bllokuar qe nga shpallja e Pandemisë globale kane gjetur rrugën për tu kthyer ne Vendlindje.

Sot nje grup rreth 30veta, shumica prej tyre student kane nisur fluturimin e tyre drejt vendlindjes përmes një fluturimi te organizuar nga Ambasada e Shqipërisë.

Ne baze te te dhenave publike te Ambasades se Shqiperise keta qytetar do te aterojne rreth ores 13:30 ne Airoportin e Tiranes”, ka shkruar ajo