Anëtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur opinionistit, Halil Matoshi i cili tha se Partia Demokratike e Kosovës duhet të u kërkojë falje qytetarëve për qeverisjen e deritanishme.
Musliu tha se PDK-ja duhet t’u kërkojë falje qytetarëve që shpalli Pavarësinë e Kosovës, siguroi mbi 100 njohje ndërkombëtare e i dha emër e nderë Kosovës.
“Halil Matoshi po kerkon qe PDK ti kerkoj falje qytetarve per qeverisjen.
Po Halil sipas teje, PDK duhet te kerkoj falje qe:
-Shpalli Pavarsine e Kosoves. Siguroj mbi 100 njohje nderkombetare. Vendosi Ambasadat ane e kend Botes. Nxori femijet nga kontinjerat dhe i futi ne shkolla moderrne. E beri Kosoven me polici e Ushtri. Ndertoj Autostrada. Dhe i dha emer e ndere Kosoves.
PDK punon, nuk filozofon e propagandon”, shkroi Musliu.







