Ganimete Musliu

Musliu: Kush po frikësohet nga Adem Jashari 20 vjet pas lufte

Seanca ka nis me shqetësimin për gjendjen e kullave të Jasharajve në Prekaz, ku u tha se janë disa të interesuar që ato kulla dhe historia më e re të harrohet.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu foli për ligjin për memorialin Adem Jashari.

Ajo tha se vendit i duhen pushtetarë që nuk mund të dalin para vetës dhe para partisë.

Në vazhdim ju sjellim fjalimin e deputetës, Musliu:

I nderuari Kryetar I Kuvendit Të nderuar deputet Ka kohë që politika në vendin tonë ka hyrë në një rreth vicioz dhe sikur ne asnje menyre nuk po gjene mundesi te del nga kjo situate.

Megallomania politike dhe demagogjia na eshte bere norme ne vendin tone dhe kemi ardhe ne ate pike sa qe edhe per tema te medha nacionale spektri politik shqiptarë nuk mund te behet bashke.

Shume deputet te Kuvendit te Kosoves ka kohe qe e kane humbur arsyen e te qenit deputet.

Disa parti politike jane verbuar nga egoja per te qene ne pushtet dhe mohojne çdo gje ne kete vende.

Mohojne identitetin tone, mohojne lirine tone, mohojne historine tone, trashigimine tone, mohojne ekzistencen tone dhe nuk gjejne arsye e motiv per te ardhe ne Kuvend edhe 20 vjet pas luftes te miratojne ligje e vendime te rendesise nacionale siq është edhe Ligji per kompleksin memorial Adem Jashari ne Prekaz. Secili nga ne mund ta duam shume pushtetin dhe te bejme gjera te ndryshme per te ardhe ne pushtet, por vendit tone nuk i duhen ata pushtetar te cilet nuk mund te dalin mbi vete dhe mbi partite politike, ata pushtetar qe nuk mund ta mposhtin egon e tyre dhe politikat ditore per te ardhe ne Kuvend dhe per ta votuar nje ligj siq është ligji per Kompleksin Memorial Adem Jashari, ose siq ka qene para kater viteve ligji per transformimin e FSK-se.

Ne asnjeherë nuk kishim besuar qe nje parti institucionaliste siq janë mësuar ta thërrasin veten LDK do te mund te rrinte jashte salles se Kuvendit javen qe lam pas dhe nuk do te vinte te votonte per nje ligj i cili është bazamenti i institucioneve të këtij vendi. Sikur që asnjeherë nuk kishim mujte me besu qe nje parti qe çdo ditë e ka gojen plot bashkim kombetar dhe sikur ne duar ka fatin e gjithe shqiptareve si VV te mos vije ta votoj Ligjin per kompleklsin memorial Adem Jashari per ate vende qe ka bashkuar jo me vetem Kosoven me Shqiperine por ka bashkuar shqiptaret ne gjithe boten dhe ka ndryshuar fatin e tyre perjetesisht.

Qytetar te nderuar Ligji per Kompleksin Adem Jashari nuk është inicuar tani per here te pare ne Kuvend. Te njejtin fat e kishte edhe para tri viteve erdhi ne Kuvend u shqyrtua ne lexim te pare dhe u kthye ne piken zero pas shperberjes se Kuvendit. Duke pare sjelljet e disa partive edhe atehere edhe tani lene per te kuptuar se dikush eshte i interesuar qe Kullat e Jasharajve te rrenohen, historia jone me e re te fshihet njehere e pergjithmone, sepse ligji ne fjale nuk permban asgje tjeter vetem ruajtjen e trashigimise tone historike, vlerave tona shpirtrore e kombetare, konservimin e kullave te cilat jane ne gjendje te rend dhe rrezikojne te shemben çdo dit.

Partia Demokratike e Kosovës pyet me te drejte sot kush po frigohet 20 vjet pas luftes nga Komandanti Legjendar Adem Jashari? Sepse mos miratimi i ligjit nuk mund te kuptohet ndryshe aq me teper kur qe 20 vjet jane po keto dy parti qe Qeverisin me Prishtinen dhe ka ngritur shume permendore e monumente ne qytet por nuk gjen dot vend nje vend per Komandantin Legjendar Adem Jashari.

Edhe sote ju bejme thirrje te gjitha partive politike qe ta votojne ligjin per Kompleksin Memorial Adem Jashari sepse mos votimi i ketij ligji eshte mohim i vetevetes, mohim i lirise tone, mohim ekzitences tone njerzore.