Musliu-Kurtit: Mos ik o frikacak

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti. 

Sapo Musliu doli në foltoren e Kuvendit, Kurti doli nga seanca.

Kjo bëri që deputetja Musliu t’i drejtohet: Rri këtu. Mos ik o frikacak.

Pas kësaj reagoi kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili me shaka i tha deputetes që të mos e kërcënojë kryeministrin.

“Gane mos ma kërcëno kryeministrin.”, tha ai

Kuvendi i Kosovës është duke debatuar rreth çmimit të energjisë elektrike.