Musliu – Kurtit: Frikacak, mashtrues dhe hajgaregji

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganime Musliu gjatë seancës se sotme në Kuvendin e Kosovës, kryeministrin e vendit, Albin Kurti e ka quajtur frikacak dhe person i cili do të mbahet mend për rritjen e tarifave 100 për qind.

“Kryeministri i vendit tonë është frikacak, kjo po dëshmohet edhe sot, e shihni sa frikacak që është, përveç që nuk guxon me ardhë vet mu përballë me problemin që ia ka shkaktuar qytetarëve të Kosovës, ai i detyron edhe ministrat që mos të jenë sot në sallë”, u shpreh ajo.

Tutje ajo tha se “Nuk i duhet këtij vendi një qeveri frikacake. E ke marrë vendimin hajde ballafaqohu. E ke mbështetë këtë vendim, hajde ballafaqou, por jo me ikë. Mos ikë, sepse nuk mundësh me i ikë qytetarëve të Kosovës”.

Musliu, Kurtin përveç që e ka quajtur frikacak e mashtrues, ajo tha se ai është edhe hajgaregji.

“Ai përveç që është frikacak e mashtrues është edhe një hajgaregji i madh. E keni pa qysh bën hajgare me popullin”.

Për fund ajo tha se “Shumë kryeministra kanë me u mbajt mend për këtë 100 përqindëshin. Ju e dini, Hashim Thaçi ka me u mbajt mend që i ka rrit rrogat 100 për qind në këtë vend. Ramush Haradinaj ka me u mbajt mend për taksen 100 për qind, e Albin Kurti ka me u mbajt mend për rritjen e tarifave të energjisë elektrike për 100 për qind. Ky është një kryeministër frikacak”.