Musliu ironizon me afërsinë familjare të Kurtit dhe Konjufcës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka ironizuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti për afërsinë e tij me Glauk Konjufcën.

Musliu gjatë debatit të sotëm parlamentar për personat me nevoja të veçanta iu ka drejtuar Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ‘që të lënë pallavrat dhe të kthehen në realitet’.

“Nuk mund të na shtini të besoni të gjithë neve, ashtu siç jeni të hipnotizuar ju që vetëm kur të vijë kryeministër ai djali, të cilin gjyshi i babës së Glaukut nga ana e nënës, e ka djalë të axhës burrin e çikës të axhës së tij. Leni këto pallavra, leni. Kthehuni në realitet, njëherë e mirë e leni propagandën. Mos shfrytëzoni çdo vuajtje të këtij vendi për politikë”, tha ajo.