Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu i është kundërpërgjigjur kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili pretendoi se kjo parti është kundër Fondit të Ushtrisë.

Musliu përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se disa eksponentë të AAK-së, kanë gabuar rëndë kur iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurti me “filikaqa në degjenerim të Parlamentit”.

“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh”, ka thënë ajo.

Postimi i plotë:

Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rënd kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa ne degjenerim te Parlamentit, bëjnë mirë mos t’i bashkohen edhe në degjenerim të ushtrisë së Kosovës.

Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.

E duam ushtrinë me standarde të NATO-s

STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!.