Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka fyer kandidatin për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurtin, duke i thënë se do jetë kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij, nuk i flasin gjuhën shqipe.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar menjëherë duke bërë thirrje që në Kuvend të hiqet fjalori denigrues. Ai ka thënë se ky është paralajmërim për të gjithë deputetët.