Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti se po u ikën përgjegjësisë dhe sfidave me të cilët po përballen qytetarët e Kosovës.

“Kam disa pyetje konkrete dhe bazike për Albin Kurtin, A e di sa kushton një litër vaj? Sa kushton një litër qumësht? Sa kushton një bukë? Sa kushton një kg sheqer? Sa është vlera monetare që marrin familjet me asistencë sociale në Kosovë? A janë kthyer 2 milionët që janë vjedhur nga Thesari në kohën e qeverisë së Avdullah Hotit?”, kanë qenë pyetjet e Musliut në seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për gjendjen me ekonomi, transmeton Syri Kosova

Ajo shtoi se në këto pyetje duhet të përgjigjet Kurti, duke ia kujtuar se e ka për obligim ligjor që të jetë i pranishëm në seancat e Kuvendit.

“Këto janë pyetjet për të cilat duhet të përgjigjet Albin Kurti para qytetarëve të Kosovës dhe shpresoj që ai dhe qeverisja e tij e kanë kuptuar se është lehtë për të folur, është lehtë për të akuzuar, për të propaganduar e shpifur, por është vështirë të përballesh me sfidat, e kur sfidat e rendojnë jetën e qytetarëve, ai është obliguar që të vijë këtu dhe të përgjigjet në çdo debat që e thërret Parlamenti”, shtoi deputetja Musliu.