Ganimete Musliu

Musliu: Disa deputetë duan t’i shohin Kullat e Jasharajve të rrënuara

Seanca ka nis me shqetësimin për gjendjen e kullave të Jasharajve në Prekaz, ku u tha se janë disa të interesuar që ato kulla dhe historia më e re të harrohet.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu foli për ligjin për memorialin Adem Jashari.

Ajo tha se vendit i duhen pushtetarë që nuk mund të dalin para vetës dhe para partisë.

“Vendit tonë nuk i duhen ata pushtetarë që nuk mund të dalin mbi vete dhe partinë. Qe nuk mund të vijnë në kuvend të votojnë ligjin për memorialin Adem Jashari. Ne nuk mund të besonin që një parti që çdo ditë flet për bashkim kombëtar e nuk vjen në seancë për ligjin për kompleksin Adem Jashari. Duke parë sjelljet e disa partive politike lë për te kuptuar që dikush donë t’i sheh tw rrënuara kullat e Jasharajve.”, tha ajo.