Musliu: Deri nesër presim kandidaturat për kryetar të PDK’së

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka publikuar një foto të grupit punues për organizimin e Konventës së PDK’së.

Musliu bashkangjitur me foton shkroi se deri nesër në ora 17:00 priten kandidaturat e radhës për kryetar të PDK’së.

‘’ Grupi punes për organizimin e Konventes se jashtezakonshme të PDK-së mbajti takimin e rregullt.Deri neser në ora 17:00 presim kandidaturat per Kryetar të PDK-se’’, shkroi Musliu.

Kujtojmë se deri tani kandidatura e vetme publike është bërë nga Memli Krasniqi, i cili para disa ditësh njoftoi në lidhje me këtë vendim.

Ndërsa zgjedhjet për kryetar të PDK’së, do mbahen të shtunën me 3 korrik.