Musliu: Demo Berisha është manipulant, mund të organizojë edhe ekcese

Në Luginën e Preshevës sot janë duke u mbajtur zgjedhjet e Këshillit Nacional, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të tyre në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Në këto zgjedhje ka kandiduar edhe Demo Berisha, i njohur tashmë si shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai kishte thënë se është në kërkim të bashkëpunotërëve të tjerë, ndërsa, synon që t’ua marrë elektoratin partive shqiptare në Preshevë e Bujanovcë.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, këtë të fundit e ka quajtur manipulatorë e mashtrues, duke shtuar se nëse ky i fundit zgjedhet, është në dëm të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ai ka shtuar se Berisha ka qenë ish-oficer i armatës jugosllave e më vonë serbe, ku i njëjti mund të organizojë ndonjë ekces në lidhje me shërbimet sekrete ruse apo serbe.

Para pak ditëve në Novi Sad ishin rrahur brutalisht, dy të rinj nga Kosova. Këta të fundit ishin sulmuar pasi ishin dëgjuar duke folur shqip, të paktën kështu kishin deklaruar dy të sulmuarit. Për këtë incident ishte kujdesur edhe Demo Berisha.

Ndryshe, Demo Berishës ka deklaruar se Kosova është pjesë e Serbisë.

Nuk i mjaftoi me kaq, ai kishte quajtur Kosovën si “Kosovë e Metohi”. Berisha kishte deklaruar se nuk është shqiptari i vetëm që mendon kështu, prandaj, ai në vitin 2014-të kishte themeluar në Serbi, organizatën joqeveritare “Amza e Shqiptarëve të Serbisë”.

KosovaPress ka shkruar për Demo Berishë edhe para dy viteve.