Musliu: Bujqit s’do t’i marrin subvencionet para muajit tetor

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se bujqit nuk do t’i marrin subvencionet e Qeverisë para muajit tetor.

Ajo në Facebook shkruan se këtë përgjigje e ka marrë nga ministri i bujqësisë, Faton Peci.

“Procesi i korrje-shirjes me të gjitha pakënaqësitë e bujqve ka përfunduar dhe tani jemi në javën e fundit të korrikut. Duke pas parasysh rritjen e çmimeve dhe shpenzimet e shumta të bujqve sot u interesova të di se kur do ti marrin bujqit subvencionet për grurë. Në bazë të përgjigjes qe mora nga Ministri nuk pritet qe bujqit ti marrin subvencionet para muajit tetor”, shkruan deputetja e PDK-së.