Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu -Shoshi , ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskyreministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i cili të mërkurën ka kërcënuar Bashkimin Evropian duke thënë që të mos e detyrojnë Kosovën “ta eskalojë situatën prapë”.
Pas raportimit të Bislimit, në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Musliu-Shoshi pyeti Qeverinë Kurti se “kush është aleati ynë”.
“Nëse JO me SHBA-të, JO me BE-në, JO me Mbretërinë e Bashkuar, me kënd po ecim si shtet? Kush është aleati yne me qeverinë Kurti? Jo shpifje, jo propagande!Nuk na ndalni drejt kerkimit të llogaridhënjes!”, ka thënë Musliu.







