Musk nuk do të jetë më kreu i Twitter: Kam gjetur shefin e ri

Elon Musk njoftoi se do të largohet nga kreu i Twitter pasi ka gjetur një CEO të ri për të marrë drejtimin e kompanisë. Musk nuk e zbuloi identitetin e CEO-t të ri, por dihet se do të jetë grua dhe punën do ta fillojë pas gjashtë javëve.

Në fund të vitit të kaluar, Musk njoftoi se synon të largohet nga posti i CEO-s së Twitterit, por vetëm pasi të gjente dhe emëronte pasardhësin e tij. Ndonëse u bë CEO i kësaj platforme interneti pasi e bleu për rreth 44 miliardë euro në muajin tetor, ai menjëherë e bëri të qartë se kjo nuk ishte një zgjidhje afatgjate.

Manjati që zotëron kompanitë e automjeteve elektrike Tesla dhe prodhuesin e anijeve kozmike SpaceX, ka kaluar një kohë kaotike shef i rrjetit social. Së fundmi ai njoftoi se do të heqë të gjitha profilet joaktive në Twitter që nuk janë përdorur prej disa vitesh për të përmirësuar cilësinë e platformës.

Politika e Twitter kërkon që përdoruesit të regjistrohen në profilin e tyre të paktën një herë në muaj për të shmangur fshirjen e përhershme të profilit për shkak të pasivitetit.

Miliarderi shpjegoi se ata do të “eliminojnë profilet që kanë qenë joaktive prej vitesh”, që do të thotë se shumë përdorues do të pësojnë një rënie të ndjekësve.

Ekspertët argumentojnë se shumë reklamues po largohen nga Twitter, kjo është arsyeja pse formula e re e abonimit në Twitter Blue nuk mjafton për të kompensuar humbjen e të ardhurave. Megjithatë, Elon Musk vazhdon të punojë për përmirësimin e platformës, i motivuar nga reagimet e fansave të tij.

Sipas hulumtimit të Insider Intelligence, të ardhurat e Twitter do të bien 28 për qind këtë vit për shkak të mungesës së reklamuesve që nuk i besojnë Muskut.