Elon Musk

Musk njofton lansimin e chatbotit me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok

Elon Musk ka lansuar një chatbot me Inteligjencë Artificiale të quajtur Grok në faqen e tij të rrjeteve sociale X, tani për tani është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e përzgjedhur.

“Në disa aspekte të rëndësishme, është më i miri që ekziston aktualisht”, postoi ai në X, përpara lansimit të tij.

Musk thotë se Grok “e do sarkazmën” dhe do t’u përgjigjej pyetjeve me “pak humor”.

Megjithatë, shenjat e hershme sugjerojnë se chatboti ka probleme të zakonshme sikurse mjetet e tjera të inteligjencës artificiale.

Modele të tjera refuzojnë t’u përgjigjen disa pyetjeve, për shembull dhënien e këshillave kriminale. Por Musk theksoi se Grok do t’i përgjigjet “pyetjeve pikante që refuzohen nga shumica e sistemeve të tjera të AI-s”.

Në një demonstrim të mjetit të ri, të postuar nga Musk, Grokut iu kërkua një udhëzues hap pas hapi për prodhimin e kokainës.