Mushkolaj: Vendin e grave në shoqëri nuk e cakton hoxha

Analisti politik Imer Mushkolaj, është përfshirë në debatin që po zhvillohet në rrjetet sociale, pas deklaratës së hoxhës Shefqet Krasniqi, i cili tha mbrëmë se gratë e kanë vendin në kuzhinë e burrat në oda.

Mushkolaj është shprehur shkurtë se vendin e grave në shoqëri nuk e cakton hoxha.

“Vendin e grave në shoqëri nuk e cakton hoxha, por vetë ato me angazhimin dhe vlerat e tyre”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe, hoxha Shefqet Krasniqi, është shprehur se “në fe nuk ka diskriminim. Oda o vëlla është për burra, unë sun e nxa vendin e grave as gratë sun e nxajnë vendin e burrave”, ka thënë Krasniqi mbrëmë në RTV Dukagjini. “Kuzhina është për gra”, ka shtuar ai.

Për deklaratat e Krasniqit pati reagime të shumta, nisur nga ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Ndër ata që reaguan qe edhe historiani Jusuf Buxhovi.

Ai tha se Prokurori i Shtetit duhet të veprojë menjëherë aty ku preket kodi kushtetues dhe sistemi i vlerave në shoqëri.