Imer Mushkolaj

Mushkolaj tallet keq: Kush e shpalli pavarësinë? Albin Kurti 79%

Njohësi i rrethanave politike në vend, Imer Mushkolaj, është tallur me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një forme sondazhi.

Mushkolaj me ironi ka publikuar një “sondazh” me pyetjen “Kush e shpalli pavarësinë”, derisa tek opsioni “Albin Kurti” ka vendosur shifrën “79%”.

“Kush e shpalli pavarësinë?

Albin Kurti 79%

Dikush tjetër 16%

Nuk kam mendim 5%.”, ka shkruar Mushkolaj.